Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar ‘cannabis sativa’.

Shtetasi me inicialet K.A banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë, ndërsa iu sekuestrua edhe lënda narkotike bashkë me një grirës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe një grirëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,– njofton policia e Durrësit.