Mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP” u shfaqën pamjet tronditëse të një personi me aftësi të kufizuara mendore nga Durrësi, i cili mbahet i lidhur nga familja e tij, me duar dhe këmbë. Ai ushqehet nga i vëllai dhe familjarët e tij thonë se ndodhet në këtë gjendje pasi nuk merr asnjë lloj ndihme nga shteti.
Familja Dakavelli jeton në “4 Rrugët e Shijakut” përbëhet nga 10 anëtarë, 6 djem, 3 vajza dhe kryefamiljari.
Djali më i vogël i kësaj familjeje, Fundim Dakavelli lindi me probleme mendore dhe kur ishte 5 vjeç, familjarët iu drejtuan instancave përkatëse për të përfituar ndihmën ekonomike dhe statusin e invalidit.
Para 10 vitesh, KMCAP-i i Durrësit, duke parë gjendjen e rënduar të djalit, i dha statusin e paraplegjikut, një status që e mbajti deri në 2015-n. Në këtë kohë, dosja e tij u nis në KMCAP-in Epror dhe nga ky i fundit, u la pa asnjë grup.
Eksperti Mjekoligjor, Zalo Topçiu, i cili njihet mjaft mirë me rastin në fjalë, thotë se vendimi i KMCAP-it Epror në Tiranë, është krejt i padrejë.





