Një shtetas me probleme mendore ka plagosur me thikë fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ndërkohë bëhet me dije se pas më shumë se 2 orësh negociata, 30-vjeçari është dorëzuar. Daniel Morava, i cili jetonte vetëm pasditen e sotme plagosi me thikë fqinjin e tij duke e qëlluar disa herë e duke i shkaktuar plagë të shumta. Pas krimit, Morava i cili njihet si person me probleme mendore për të cilat edhe kurohet u kyç në banesën e tij në katin e pestë dhe nuk pranonte të dilte.
BalkanWeb raporton se Policia e Korçës rrethoi pallatin dhe bëri negociata me 30-vjeçarin i cili pranoi të dilte vetëm pas dy orësh.
Për sa i përket të plagosurit ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.





