Korçë, 1 qershor 2014 – Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Devoll të Korçës.

Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë drejt spitalit ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën i sëmuri.

Ende nuk dihet nëse 76-vjeçari Bajram Kaso vdiq pas aksidentit, apo para aksidentit.

Sipas policisë, i sëmuri 76-vjeçari, i cili po transportohej drejt spitalit ka humbur jetën para se të ndodhte aksidenti.

Ndërsa, familjarët e të ndjerit bëjnë të ditur se, 76-vjeçari ka humbur jetën për shkak të aksidentit.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe infermierja e fshatit Vidohovë L.M. 46 vjeçe.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/