Policia ka arrestuar një infermier të Urgjencës së Spitalit të Lezhës, pasi ai nuk u kujdes për pacientin e tij, dhe për pasojë pacienti fatkeqësisht ndërroi jetë.

Klodian Dushkaj, 31 vjeç, u arrestua pasi gjatë transportimit me autoambulancë të një pacienti nga Lezha për në QSUT, nuk i ka qëndruar pranë të sëmurit, por ka shkuar në kabinën e shoferit. Detyra e infermierit ishte që ta mbante nën mbikëqyrje mjekësore pacientin, por ai nuk e bëri këtë. Për shkak të ngelizhencës së infermierit, i moshuari  me iniciale G.B., 78 vjeç, gjeti vdekjen.

Ndaj infermierit të arrestuar një ditë më parë, rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.