I shënoi Etrit Berishës nga mesi i fushës por goli i tij spektakolar nuk i vlejti Kazakistanit për të marrë qoftë edhe 1 pikë në Air Albania ndaj kuqezinjëve.
Në një intervistë për mediat kazake, mesfushori Aibol Abiken u kërkoi falje tifozëve për atë disfatë ndaj kombëtares shqiptare ndërsa golin nga mesi i fushës e komentoi kështu:
FALJA- Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam.
GOLI NGA MESI I FUSHËS– Ndërsa u afruam në qendër të fushës, pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin.
OBJEKTIVI– Ne duhet të mundim Lituaninë në shtëpi, nuk ka vend për t’u tërhequr, ne do të bëjmë më të mirë”, përfundoi Abiken.





