30 qershor 2015 – Derlis Gonzalez ishte heroi i Paraguait duke eliminuar Brazilin nga Kupa e Amerikës. Sulmuesi i Bazelit barazoi rezultatin në minutën e 72-të, më pas ndeshja shkoi në shtesë dhe sërish 21-vjeçari ishte i fundit që shënoi në goditjen e penalltive, duke e dërguar kombëtaren e tij në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por, gëzimi i përjetuar gjatë ndeshjes u shndërrua menjëherë në pikëllim për sulmuesin e ri dhe për familjen e tij. Manuel Irrazabal, 44-vjecar, daja i Derlis Gonzalez, ndërroi jetë nga një sulm në zemër pas emocioneve të suksesit të nipit të tij, në një ndeshje aq të rëndësishme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/