I shkon motrës në banesë me pretendimin se ka dhe ai të drejtë pronësie, por ushtron dhunë psikologjike dhe përfundon i paditur në polici.
Rasti ka ndodhur në Durrës, ku policia informon se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. C., 63 vjeç, banues në Durrës.
Ai ka pretenduar bashkëpronësi mbi banesën e motrës së tij, ka hyrë pa pëlqimin e saj në këtë banesë, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës, thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





