Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi te shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.

Ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë.

Shqiptari u arrestua, ndërkohë që italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë, do duhet të qëndrojë edhe për 25 ditë në spital.