Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës të dielën që lam pas, ku një person ka humbur jetën nga pakujdesia.

Mësohet se shtetasi R.T., 71 vjeç, teksa po e pastronte, arma e gjahut (çifte) është shkrepur dhe për pasojë ka ndërruar jetë i moshuari.

Ngjarja ka ndodhur më datë 02 dhjetor në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, në banesën e 71-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.