Një ngjarje e rëndë është regjistruar Elbasan, ku një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar policinë. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë.
Policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje. Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.
Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.





