I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, ku po zhvillon një takim me këtë të fundit.
Escobar është pritur nga Gazment Bardhi ndërsa në takim do të jenë të pranishëm edhe deputetë të tjerë si Orjola Pampuri e Kreshnik Çollaku.
Kujtojmë se një ditë më parë Escobar ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e shtetit Bajram Begaj dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Fokusi i takimeve janë zgjedhjet e 14 Majit.