Reshjet e dendura që kanë shoqëruar mbrëmjen e djeshme qarkun e Lezhës kanë regjistruar probleme në disa zona, duke përfshirë edhe urat.
Prurjet e larta të lumit Fan dhe Mat dëmtuan më shumë urën e Zogut. Struktura e urës pësoi dëmtime jo vetëm në këmbët e saj por edhe në pjesën e harqeve.
Lumi Mat mëngjesin e sotëm ka mbërritur në pikën kritike, ku rrezikohen të çahet argjinatura duke rrezikuar shumë banesa në Tale. Në Lezhë janë disa hektarë tokë të mbuluara nga uji, gjithashtu ka prezencë të ujit dhe në disa biznese në lagunën e Patokut.
Situata mbetet problematike tek ura e Zogut e cila rrezikon të shembet. Kujtojmë se ura e Zogut është monument kulture dhe shpesh herë janë ngritur peticione për restaurimin e saj, por nuk u mor asnjë masë duke përfunduar deri në dëmtimin e plotë të strukturës së saj në këmbët e urës dhe pjesën e harqeve.