Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.
Bëhet me dije se shtetasi me inicialet E. C., banues në Spiten, Lezhë ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sias policisë, i riu dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.





