31-vjeçari me iniciale L.B., i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në pranga. Kapja dhe ndalimi i 31-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin Qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





