Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vejçar pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

I arrestuari është shtetasi Shpëtim Kamberaj, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur i dënuar me vendim gjykate për 3 vite, nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë pasi në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis. 

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.  Vihet në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.