Një shtetas është ndaluar nga policia në qytetin e Durrësit, pasi ndihmonte emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Gj.G., 20 vjeç banues në qytetin e Shkodrës, ishte nën masën e “arrestit në burg” të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës në maj të këtij viti.
Ky shtetas, në vendin e quajtur Vasiar në Memaliaj u pikas nga policia në mjetin e tij që po transportonte emigrantë në bashkëpunim me shtetas të tjerë. Menjëherë ai doli nga mjeti dhe u largua vendngjarja.
20-vjeçari u kap në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard”.
20-vjeçari i ndaluar akuzohet për një rast të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, rast që u godit nga Policia, në muajin maj.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë më fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat i bashkëpunimit me DVKM Durrës u ndalua shtetasi Gj. G., 20 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, po transportonte 4 emigrantë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.





