Një 44-vjeçar është arrestruar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Në pranga ka përfunduar shtetas B. R, banues në Doberçan, Kosovë.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI I POLICIS:

Vihet në pranga një tjetër shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Francës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B. R, 44 vjeç, banues në Doberçan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.