Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Abdyl Çanga banues në lagjen “Manush Alimani”, i cili akuzohet për posedimit të lëndëve narkotike nga autoritetet e Hungarisë.

Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg.