Një 56-vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.

56-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schëennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Mësohet se i arrestuar do të ekstradohet drejt Gjermanisë.