Keviol Ahmeti i njohur ndryshe me emrin “Clevoi”, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Ekstradimi i Ahmetit do të kryhet  sot më datë 8 tetor nga autoritetet e Interpolit, ku do të ketë si destinacion përfundimtar Shqipërinë. Pas ardhjes në Shqipëri reperi do të përballet me drejtësinë shqiptare. 

Keviol Ahmeti është ndaluar në vendin ku jetonte aktualisht, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Ahmeti akuzohet si porositës i djegies së automjetit luksoze të personazhit të njohur të ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi. Ai ka nënshkruar dokumentat e ekstradimit, ndërsa pritet të përballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij.