Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit me iniciale A.A. rezident në Suedi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia për veprën penale “Mashtrimi”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë.