Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Lezhë. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
28-vjeçarit A.Ll i lindur në Pukë në vitin 2023 i është caktuar nga Gjykata e Bolonjës masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e drogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.