Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone. Ai u ndalua të premten e 1 nëntorit në kontrollin e pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona, menjëherë pas mbërritjes nga Tirana.
Gjatë kontrolleve rutinë të dokumentave, policia gjeti një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër 31-vjeçarit. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjet me banesa. Pas arrestimit shqiptari u transferua në burgun e Veronës, ku pritet edhe vendimi i Gjykatës.