Policia greke ditën e sotme ka arrestuar një shqiptar në Prevezë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave helene shqiptari i arrestuar ishte në listën e Kërkimit Ndërkombëtar nga Interpol në Shqipëri, mësohet se ishte në kërkim për kultivimin e drogës.

Pas arrestimit ai u dërgua në Prokurorinë Publike të Prevezës dhe filloi procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri.