Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë pasi ishte shpallur në kërkim.

I riu rezulton i dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos për vjedhje dhe plagosje.

Mësohet se ai u kap gjatë një kontrolli të policisë kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e la pas në një tentativë për t’u arratisur nga autoritetet.

Raportohet se kur u pyet mbi 30-vjeçarin ajo u shpreh se nuk dinte gjë për arsyen e arratisjes së tij. Ajo u ndoq nga efektivët drejt një hoteli ku u takua me shqiptarin e shpallur në kërkim, aty ku edhe ky i fundit u vu në pranga.