Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri të shpallur në kërkim.

Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari me iniciale E.A, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 55-vjeçarin me iniciale S.K, i cili strehonte bashkëpunëtorin e tij ndërsa në banesë është sekuestruar një sasi kanabis.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi i shpallur në kërkim E. A. fshihej në banesën e shtetasit S. K., menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. A., 28 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, të cilit Gjykata e Rrethit Shkodër, më datë 21.10.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit S. K., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.