Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim droge, është arrestuar nga Policia në Shkodër. Gjykata ka dhënë ndaj këtij shtetasi, i identifikuar vetëm me inicialet L.N, masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.