Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar shqiptar në në San Martino. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, me urdhër nga Zyra e Zbatimit të Krimeve të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Romës.
Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar ishte dënuar më parë për grabitje dhe trafik të lëndëve narkotike. Shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej mbi 4 vjet e 7 muajsh, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe një gjobë prej mbi 13,000 eurosh.





