Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar për here të parë lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij për pastrimit parash, dhe nxjerrjen e një urdhërr-arresti ndaj tij.

Taçi e konsideron këtë vendim si të pakuptimtë, pasi sipas tij nuk kanë asnjë provë dhe fakt për akuzat që janë ngritur.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, ka thënë Taçi.

Ndërsa sa i përket lidhjes me biznesmenin italian Francesco Zummo, për pastrimin e parave, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar për Albanian Post se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Taçi ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.