Një 40-vjeçar u vu në pranga në kryeqytet pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Kledist Hysa u kap në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.