Policia e Dibrës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Si rezulat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore shërbimet policore të Hetimit të Krimit në DVP Dibër kanë bërë lokalizimin e vendodhjes se 23-vjeçarit dhe në orët e pasdites në qytetin e Peshkopisë falë punës së mirëorganizuar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit T.T., 23-vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka kryer veprën penale  ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndaj shtetasit T.T., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg“,- thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.