Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Bëhet me dije se 49-vjeçari B.M., banues në Lapardha, Berat ishte i shpallur në kërkim nga policia.
Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Berat
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat.
Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Për veprime të mëtejshme shtetasi B.M., ju dorëzua DVP Shkodër.





