Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.





