Është plagosur pak momente më parë një 16-vjeçar në Pogradec. Mësohet se të riut me iniciale E.Ç i ka plasur një granatë në dorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnicë, në afërsi të ish-repartit ushtarak. Raportohet se 16-vjeçari ka pësuar gjymtim të dorës, ndërkohë që ndodhet në spitalin rajonal të Pogradecit.
Ende nuk dihet nga e mori i riu granatën, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





