Rikthehen sërish shpërthimet në Fushë-Krujë. Një person, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia, ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi të vogël lënde plasëse artizanale, në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T. 43 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Arrameras, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Policia thotë se shkak dyshohet të kenë qenë motivet e pronësisë mes të dëmtuarit dhe autorit, i cili është shtetasi L.Ç. 32 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës 16 cm dhe një qese plastike me ngjyrë të verdhë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.





