Sherri për borxhin mes kushërinjve përfundoi me përdorimin e armëve në Shkodër.

Fatmirësisht 40-vjeçari Aleksandër Curaj që u qëllua në zonën e njohur si “Dollari” iu shpëtoi katër plumbave.

Pas marrjes së mjekimit gjendja e tij raportohet e stabilizuar ndërsa dy plagë i ka marrë në kraharor, e po ashtu dhe në krah.

Dyshimet e para janë se shkak ka qenë një çështje borxhi me shtetasin D.B. Madje pas hetimeve ka rezultuar se një ditë më parë ata ishin konfliktuar në rrugë.

Ka qenë një efektiv i policisë, edhe pse i veshur civil, që ka ndërhyrë për të ndarë palët. Dyshohet se edhe pas kësaj ata kanë deklaruar se do ta zgjidhnin vetë sërish çështjen mes tyre.

Ka qenë paraditja e së hënës kur agresori e ka arritur me biçikletë duke e qëlluar në zonën e quajtur dollari e më tej është larguar me shpejtësi duke qenë ende në kërkim.

Burimet policore kanë bërë të ditur se agresori dhe i plagosuri kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin.