Abc ka zbardhur të tjera detaje lidhur me arrestimin e dy personave në Elbasan ditën e sotme, atë të Luis Gaxhës dhe Rigers Spahiut, të cilët dyshohet se do të ekzekutonin një biznesmen të njohur, i cili më herët i kishte shpëtuar shënjestrës së Nuredin Dumanit.

Burimet konfirmojnë për Abc se aksioni i ditës së sotme kishte nisur prej gati dy javësh, në momentin kur u arrestua për heroinë Xhafer Deliu.

Burimet theksojnë për Abc se në telefonin e sekuestruar Xhafer Deliut në 8 tetor të këtij viti, i janë gjetur fotografitë e biznesmenit që dyshohet se ishte në plan për t’u ekzekutuar nga dyshja e arrestuar sot Spahiu dhe Gaxha, si dhe e një tjetër personazhi shumë të njohur në Elbasan.

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga ana e prokurorisë së Elbasanit dhe policisë, u arrit që të shkohej deri në arrestimin e Rigers Spahisë dhe Luis Gaxhës, duke parandaluar në këtë mënyrë një atentat të mundshëm ndaj biznesmenit të njohur në Elbasan.

Ndërkohë burimet për Abc theksojnë gjithashtu theksojnë se Deliu mund të jetë informator i dyshes Spahiu-Gaxha, ose edhe vrasës me pagesë.

Më herët burime për Abc bënë me dije se policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan.

Të njëjtat burime konfirmuan për Abc se për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit.

Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

3 pistoleta me silenciatorë;

2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

Kapsolla detonatore;

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

4 aparate celulare;

Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.