Itali, 18 qershor 2014 – Operacioni “Alba 2014” i policisë italiane çoi në arrestimin e 7 personave italianë e shqiptarë. Në këtë operacion u sekuestruan 16 kg. hashash, 5 kg. kanabis, gjysëm kilogram kokainë dhe 8 000 euro që mendohet se janë siguruar nga shitja e lëndëve narkotike.
Vetëm Lazim Visha, 37 vjeç i shpëtoi prangave të policisë së qytetit të Bolxanos (Bolzano). Nga hetimet rezultoi se në emër të Vishës ishin regjistruar disa pasuri të patundshme. Pikërisht në një garazh, pronë e Lazimit, u gjetën mbi 200 gramë kokainë, peshore precizioni dhe u krye arrestimi i Lazim Vishës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





