Rafael Henzel, një gazetar sportiv brazilian ka ndërruar jetë pas një infarkti të pësuar duke luajtur kalçeto me miqtë.
Gati 3 vite më parë, gazetari i mbijetoi rrëzimit të avionit ku udhëtonte ekipi brazilian Chapecoense.
45-vjeçari shpëtoi nga tragjedia ajrore së bashku me 5 persona të tjerë.
Ai kishte shkruar një libër mbi mënyrën se si duhet të përballen njerëzit me vështirësitë në jetë.





