29 prill 2015 – Jetës nuk i dihet. Shprehja nuk ka dalë kot, po të marrim parasysh dhe rastin e një 51-vjeçareje nga Britania e Madhe. Geraldinë Murray-Jones, kishte 5 muaj që kur mjekët i kishin thënë se ishte pastruar dhe shëruar komplet nga kanceri në gji. E lumtur, nëna e dy fëmijëve adoleshentë, kishte bërë një listë me gjërat që do të realizonte pasi i shpëtoi sëmundjes së rëndë. Një prej tyre ishte dhe kalërimi në një bregdet të shkretë. Kështu ka ndodhur, por fati i keq nuk i është ndarë gruas. Ajo ka rënë papritur nga kali dhe përplasja me rërën e fortë ka qenë fatale për të. Goditja në kokë i shkaktoi vdekjen brenda pak minutash gruas.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”