Pavarësisht epiteteve “gjel deti Peqini apo “bedel”, deputeti demokrat Dashnor Sula i shtrëngoi dorën kreut të qeverisë pas një diskutimi në Parlament.
Vet deputeti ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me kryeministrin Rama në tavolinë tij në parlament.
Sula në një intervistë për “Euro News” sqaroi Ramën për disa keqkuptime të kreut të qeverisë, se mund të ishte ofenduar nga deputeti demokrat në disa raste.
Ndër të tjera, Sula bëri të ditur se i dha Ramës foton kur disa ministra darkonin në një restorant në Dubai dhe dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.
“Sigurisht, fotoja ka të bëjë me një takim që të gjitha mediat e kanë dhënë, një darkë te restoranti i famshëm i Nusretit, atje ku minimumi një biftek kushton 1 mijë euro dhe kjo është për të ardhur keq. Aty është foto e ministrave të kësaj qeverie apo të nënkryetarit të bashkisë dhe biznesmenë të Shqipërisë, të cilët në janar të vitit 2021, atu ku ka lindur apo zhvilluar si ide dhe projekti i Portit të Durrësit. Kjo ishte fotoja që unë kam nxjerrë. Unë, absolutisht, nuk ka asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë. Gjuha në Parlamentin e Shqipërisë nuk është normale, gjuha e kryeministrit nuk është normale, sigurisht ka debate politike dhe tone të ngritura, por gjuha e fyerjes, intimidimit për asnjërin person, aq më tepër kryeministrit tonë nuk i shkon përshtat. Fola, sepse edhe kryeministri me gjuhën e përdorur, kemi kundërshtuar se kjo nuk është normale. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi ofenduar, por e kemi kundërshtuar. Kjo ishte një sqarim. Ai është kryeministër, por ne jemi kolegë si deputetë në parlament, jemi njerëz para se të jemi politikanë. Debate e diskutime do ketë gjithmonë. U sqaruam se edhe kryeministri kishte keqkuptime, sikur kam ofenduar në drejtim të tij, por kjo nuk ishte e vërtetë, i thashë që mund ta verifikonte”,-theksoi Rama.