Është gjetur pa shenja jete në rrugë shtetasi R.S., 50 vjeç, në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





