Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas protestës ka shkuar drejt spitalit të Traumës ku ka vizituar nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj. Gjekmarkaj u transportua drejt spitalit pasi humbi ndjenjat gjatë protestës. Siç shihet nga pamjet ai është i shtrirë në krevat ndërsa është i rrethuar nga mjekë dhe Berisha.
Një mjek po i mat tensionin Gjekmarkajt ndërsa një doktor tjetër po i shpejgon Berishës gjendjen e deputetit të PD-së. Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesit dhe deputetët e opozitës i ka ardhur në ndihmë menjëherë Gjekmarkajt.
Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.