Fotoja që po shikoni vjen nga restoranti ku u vra me breshëri plumbash Ergys Dashi. Fotoja është publikuar nga mediat ekuadoriane, të cilat e kanë censuruar për shkak të pamjes së rëndë që përmbaI shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.
Atij i është bërë atentat teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil.
Dashi, 34 vjeç dhe me origjinë nga Durrësi, shfaqet në fotot menjëherë pas atentatit i shtrirë në tokë e zona rreth tij është e mbuluar nga gjaku.
Mendohet se dy persona, me lule në duar për të shmangur kontrollet për certifikatë vaksinimi janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe kanë lëshuar mbi të mbi 20 plumba. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa si pasojë e të shtënave është plagosur 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur.
Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi në vitin 2014 Dashi është arrestuar në Itali po për të njëjtën akuzë. Asokohe, bashkë me të ranë në pranga 32 persona.





