Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë dhe me duart e lidhura mbrapa në shenjë nderimi të mënyrës sesi trupat e disa ukrainasve janë gjetur të pajetë në rrugët e qytezës së Buchas, afër Kievit.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e qytetit të Buchas disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit.
Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media.





