Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç. Një person i shpallur në kërkim prej 3 vitesh, ndersa po ndiqej nga policia ka qëlluar mbi ta.

Policia kishte ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe ndalëse në qytet për të arrestuar shtetasin Markel Bushi, por ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë mbi ta.

Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar nga të shtënat me armë zjarri.