Pasi u dënuan të gjithë për të qëndruar në dhomën e dënimeve, disa prej banorëve patën fatin e mirë që të dilnin për një moment që të festonin në oborrin e shtëpisë.
Duke qenë se Dj PM ishte ai që fitoi një lojë të zhvilluar nga “Vëllai i Madh”, ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.
Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre u duk se kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja e dashur për publiku, Fifi.
Fifi teksa ndodhej në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin, i tha këtij të fundit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.
Mesa duket ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.
Pjesë nga debati:
Iliri: Me 21 nëntor.
Fifi: Pse? Del ti?
Iliri: Po, mbaron misioni im.
Fifi: Hajde budall hajde. Hajde trap hajde.
Iliri: Aq e kam unë kontratën.
Fifi: Iku dhe nji.
Iliri: Me 21.
Fifi: Me 21 ti del ë?
Iliri: Po.
Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?
Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu.
Fifi: Ky paska ik fare. O ti… O ti balerin i dështum.
Iliri: Hë, soprano?
Fifi: Mezo-soprano.
Iliri: E di ti ça do me thënë mezo-soprane? Gjysëm?
Fifi: Mesatare.
Iliri: Gjysmake.
Fifi: Po ti je i dështum fare.
Iliri: Ti je gjysmake.
Fifi: Ti je i dështum fare. Të ka ik familja prej veni edhe të kanë qit përjashtë pri loje.
Iliri: Një herë mi theu brinjët, po prit se janë fiq që po piqen.
Fifi: Fiq piq sa të dush ti. Unë po të kallxoj që ti… koreograf… (qesh) Hyn o balerin i dështum.
Iliri: Po o Fif po, gjysmakja…
Pjesë nga biseda me Sabianin:
Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.
Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.
Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…
Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.
Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.
Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.
Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!