Pas rinisjes së seancës plenare, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD z. Alibeaj. Ai kërkoi që kryesuesja e seancës të kërkojë ndjesë ndaj zonjës Tabaku për shkak të fyerjes që i bëri në publik nga folësja e kryesueses së seancës.
Mirëpo sërish Felaj e refuzoi këtë kërkesë duke akuzuar znj.Tabaku që e vodhi fjalën edhe pse në fakt ishte znj. Felaj që ia dha fjalën për procedurë.
Megjithëse Felaj tentoi të riniste seancën fjalën, Flutura Açka kërkoi kryesueses së seancës për të kërkuar ndjesë. Një kërkesë që u përsërit dhe nga Ferdinand Xhaferraj.
Pas kaq kërkesave, Felaj kërkoi të justifikohej duke kërkuar ndjesë dhe duke aluduar se Tabaku e rrëmbeu fjalën.





