Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot kreut të Qeverisë për fjalën ‘i rrjedhur’ që Rama i tha në seancën e djeshme parlamentare.

Duke marrë fjalën për procedurë, Berisha tha “Zotëria dje shau pas shpine siç ka fytyrën dhe karakterin. Të shash nga karrigia e kryeministrit nuk bën gjë tjetër veçse ngjet si një ‘hale në një copë mëndafshi’”.

Pas përdorimit të fjalës ‘I rrjedhur’ nga Rama, grupi parlamentar i PD-së kërkoi që Rama të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi, por kërkesa u rrëzua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.